
Durim Berisha, jurist i njohur, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar avokat i Berishës, Ngadhnjim Makolli.
Në një përgjigje për Gazetën Politika, Makolli ka treguar se Berisha u denoncua nga imami i BIK-ut, ndaj të cilit Berisha kishte hedhur disa akuza në disa statuse në profilin personal në Facebook.
“Policia e ka ndaluar për 48 orë klientin tim, Durim Berisha. Ky ndalim vjen pas denoncimit publik në Facebook rreth dyshimeve për keqpërdorim seksual në BIK” – tha Makolli, avokati i Berishës, për Gazetën Politika.
Sipas Makollit, Berisha është denoncuar për ngacmim dhe detyrim. Ai shtoi se nuk ka asnjë element të veprës penale ndaj Berishës.
Gazeta Politika sqaron për lexuesit se të apostrofuarit në këtë artikull janë të pafajshëm deri në vërtetimin e të kundërtës nga organet gjyqësore me aktgjykim përfundimtar.



