Vidishiqi përkujton babanë: Dhimbje dhe krenari për sakrificën e tij

Shkrusn: Valdet L. Vidishiqi

Sot është përvjetori yt, Babë.

banner

Dhimbjen e kam të dyfishtë. Nuk je në mesin tonë, dhe sot nuk jam as pranë varrit tënd për të bërë lutje, si gjithmonë. Fati deshi që edhe unë, si shumë shokë para meje e si shumë shqiptarë, të largohem nga vendi ynë, të lë uniformën e ushtrisë sonë dhe familjen.

Më mungon ai moment kur vija te varri yt. Mërzitesha, por në të njëjtën kohë mbushesha krenari. Sepse gjaku yt dhe i gjithë martirëve e dëshmorëve është vetë liria jonë.

Ti nuk je fizikisht me ne, por je gjithmonë në mendjen dhe zemrën time. Të kam në çdo lutje, me shpresën për takimin tonë në jetën tjetër, aty ku nuk ka më ndarje e as mërzi.

Babë, emri yt përmendet çdo ditë në mesin tonë. Unë e kam përjetësuar atë. Djali im mban emrin tënd me krenari dhe thotë gjithmonë se do ta nderojë, ashtu siç i tregon të gjithëve për sakrificën tënde.

Unë ia kam bërë obligim vetes. Zemra ime nuk do të qetësohet kurrë pa e kërkuar drejtësinë për ty.

Lus Krijuesin Plotmëshirshëm që të të ketë ngritur në shkallët më të larta të Xhenetit.

Lavdi e përjetshme për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e vendit tonë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.