
Uran Ismaili, kryetar i degës së PDK-së në Prishtinë, ka folur rreth qeverisjes së Kryeqytetit.
Ismaili e ka konfirmuar se ka një koalicion mes PDK-së dhe Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës, i cili tashmë ka nisur të shkarkojë drejtorët e LDK-së në këtë qytet.
“Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…”, konfirmoi Ismaili në Pressing në T7.
“Nuk kam qenë shumë entuziast, por po na përcjellin krizat në nivel nacional e po na përcjellin në Prishtinë”, tha Ismaili.



