Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kanë arritur dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin.

“Me votim në këtë trup u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar proceset. Pikë ishte edhe bashkimi i madh për të cilin jemi angazhuar, i njoftova me procesin. U dakorduam të formalizojmë me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.

banner

Bashkëpunimi ynë është me një listë të përbashkët brenda LDK-së. S’ka parti të tjera brenda listës së LDK-së, mund të kemi koalicione të vogla me parti të tjera, tash po flasim për një bashkëpunim brenda LDK-së”.

Abdixhiku ka përgënjeshtruar raportimet se Osmani ka vendosur paraprakisht kushte për bashkëpunim.

“Asnjë kusht me Vjosën nuk e kemi pasur. Nuk është relacion kushtëzimesh, është relacion i kuptimit të nevojës së përbashkimit të të gjithëve brenda LDK-së, dhe ky nënkupton që ne ndërtojmë relacione mbi mirëbesim”, ka thënë ai.

I pyetur nëse Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, Abdixhiku ka thënë se nuk e ka problem të jetë ajo megjithëse ka shtuar se e sheh si kandidate “të duhur” për presidente.

“Pa asnjë problem, kjo çështje për mua… besoj se Vjosa Osmani duhet të jetë kandidatja e duhur dhe e shkëlqyeshme për presidente. Populli e dëshiron një gjë të tillë dhe jam i gatshëm t’ia mundësojmë popullit një kandidate të tillë. Renditja në listë nuk ka rëndësi”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.