Vjosa Osmani prezanton Visar Xanin si kandidat për zgjedhjet e 7 qershorit

Osmani vlerëson mbi 18 vjet përvojë të Xanit në gazetari, analiza politike dhe administratë publike, duke e cilësuar si figurë serioze dhe të përkushtuar ndaj shërbimit publik.

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar aderimin e analistit dhe ish-zyrtarit Visar Xani si kandidat në zgjedhjet e 7 qershorit.

banner

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart përvojën profesionale të Visar Xanit, i cili për më shumë se 18 vjet është angazhuar në fushën e gazetarisë, analizës politike, administratës publike dhe organizatave ndërkombëtare.

“Për më shumë se tetëmbëdhjetë vjet, puna e Visar Xanit lidhet ngushtë me fjalën publike”, shkruan Osmani, duke theksuar se Xani i përket brezit që e ka njohur Kosovën në lëvizje, në debat dhe në përpjekjen e saj për t’u bërë shtet më i fortë e më i drejtë.

Ajo nënvizon se Xani ka filluar si gazetar dhe analist politik me sy kritik, për të kaluar më pas në institucione, ku ka kontribuar në reforma, komunikim institucional dhe formimin profesional të zyrtarëve. Osmani veçanërisht përmend rolin e tij si Koordinator Nacional i RESPA-s për Kosovën.

“Visari ka sjellë qetësinë e njerëzve që e kuptojnë shtetin si një projekt në të cilin duhet të punohet ditë pas dite”, thekson Osmani, duke shtuar se ai sjell seriozitetin e njeriut që e sheh shërbimin publik si detyrim ndaj qytetarëve dhe jo si privilegj.

Në fund të postimit, Presidentja Osmani i uron sukses Visar Xanit: “I nderuar Visar, na priftë e mbara në këtë rrugëtim të përbashkët! 🇽🇰”

Ky aderim pritet të sjellë vëmendje të re në listat zgjedhore, duke pasur parasysh profilin profesional dhe eksperiencën e gjerë institucionale të Visar Xanit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.