
Ka vdekur në moshë të re Rifat Stojkaj, sekretar i përgjithshëm i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në degën e Deçanit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ngushëllues.
“Na pikëlloi shumë lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut tonë, Rifat Stojkaj”, shkroi Haradinaj.
Ai tha se Stojkaj ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës dhe se do të kujtohet për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin e dhënë ndër vite.
“Rifati ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës. Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit”, tha Haradinaj.
Në fund, ai u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.
“U prehtë në paqe!”, përfundoi ai.



