Vjosa Osmani prezanton Kreshnik Çollakun si pjesë të “rrugëtimit politik” me LDK-në

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Kreshnik Çollaku i është bashkuar rrugëtimit politik që ajo po zhvillon bashkë me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Sot, bashkë me Lumirin, kemi kënaqësinë të prezantojmë Kreshnik Çollakun si pjesë të rrugëtimit tonë politik”, shkroi Osmani.

banner

Ajo tha se Çollaku ka ndërtuar jetën e tij mes universitetit, diplomacisë dhe kauzës së Kosovës, duke e cilësuar atë si një mbështetës të vazhdueshëm të demokracisë dhe orientimit euro-atlantik të shqiptarëve.

Sipas Osmanit, Çollaku ka kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën gjatë shërbimit të tij në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, si dhe ka qenë zë aktiv për Kosovën në diplomacinë parlamentare si deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Osmani vlerësoi edhe rolin e tij si një nga themeluesit e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 në Shqipëri dhe kontributin e tij si këshilltar për politikë të jashtme në Presidencën e Kosovës.

“Ne besojmë se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për njerëz me përvojë, integritet dhe vizion, dhe te Kreshnik Çollaku do ta gjejnë një të tillë”, tha Osmani.

Në fund, ajo shtoi: “Mirë se vjen Kreshnik e na priftë e mbara në këtë rrugëtim vendimtar!”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.