
Gazeta Politika mëson nga burimet e saj se Eman Rrahmani do ta vazhdojë marrëveshjen politike me Partinë Demokratike të Kosovës edhe për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas këtyre burimeve, Rrahmani pritet të garojë sërish në listën zgjedhore të PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Rrahmani apo nga PDK-ja lidhur me këtë marrëveshje, por burimet e Gazetës Politika bëjnë të ditur se dakordimi mes palëve tashmë është arritur.



