LDK lidh marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar për zgjedhjet e 7 qershorit.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa është bërë e ditur se Partia e Drejtësisë do të garojë në listën e përbashkët me Ferid Aganin, kurse Balli Kombëtar me Alban Hotin.

banner

Sipas njoftimit të LDK-së, ky bashkëpunim synon ndërtimin e një alternative të re politike për vendin.

“Ky bashkëpunim përfaqëson një bashkim vlerash, përgjegjësie politike dhe vizioni të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshme për qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.

LDK shtoi se marrëveshja është pjesë e përpjekjeve për krijimin e një shumice të re politike.

“Kosova ka nevojë për përgjegjësi, shpresë dhe për LDK-në”, thuhet më tej në reagim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.