
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas incidentit me asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.
Përmes një postimi publik, Lushtaku akuzoi pushtetin e kryeministrit Albin Kurti se, sipas tij, ka tentuar ta sulmojë në Skenderaj.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skenderaj”, shkroi Lushtaku.
Ai reagoi edhe ndaj etiketimeve që, sipas tij, janë përdorur kundër tij.
“E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, deklaroi Lushtaku.



