Vjosa Osmani: Nuk mund të lejojmë që dhuna dhe gjuha e urrejtjes ta shtyjnë vendin drejt përçarjeve

Vjosa Osmani ka reaguar pas incidentit mes kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku dhe asamblistit të VV-së, Hysni Mehani, duke bërë thirrje kundër dhunës dhe gjuhës së urrejtjes në politikë.

Nga Peja, Osmani tha se Kosovës i duhet “zëri i arsyes dhe i përgjegjësisë”, sidomos në kohën e tensioneve politike.

banner

“Nuk mund ta lejojmë që dhuna, linçimet dhe gjuha helmuese e urrejtjes ta zbehin shpresën e qytetarëve tanë e ta shtyjnë vendin drejt përçarjeve të rrezikshme”, deklaroi ajo.

Osmani përfundoi reagimin e saj me mesazhin: “Kosova mbi të gjitha!”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.