Pas incidentit Lushtaku-Mehani, Uk Lushi i bën thirrje Kurtit dhe Dejona Mihalit: Ndaleni gjuhën përçarëse

Ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, ka reaguar pas incidentit mes kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku dhe asamblistit të VV-së, Hysni Mehani, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalë gjuhën përçarëse dhe akuzuese në politikë.

Sipas Lushit, retorika politike e përdorur në vend po krijon tensione të rrezikshme në shoqëri.

banner

“VV duhet ta ndalë gjuhën diskualifikuese dhe akuzuese ose e çon Kosovën në luftë vëllavrasëse”, shkroi ai.

Ai paralajmëroi se tensionet politike mund të përshkallëzohen në konflikt të brendshëm nëse vazhdon gjuha e ashpër politike.

“Nëse Kosova shkon në luftë civile për shkak të Albin Kurtit, Dejona Mihalit dhe VV-së do të jetë keq për secilin, por më së keqi për VV-në, Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin”, deklaroi Lushi.

Ai tha se VV-ja, si parti në pushtet, duhet të veprojë institucionalisht nëse ka prova ndaj dikujt, e jo përmes akuzave publike.

“Ofroni bashkëpunim, e jo përçarje. Konkurrencë po, por jo sundim”, shtoi ai.

Në fund, Lushi bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe ndalje të “dhunës verbale”, duke theksuar se qytetarët e Kosovës duan paqe dhe stabilitet.

Postimi i tij i plotë:

VV duhet ta ndalë gjuhën diskualifikuese dhe akuzuese ose e çon Kosovën në luftë vëllavrasëse.

VV i ka pushtetin dhe organet e sigurisë dhe inteligjencës në dorë.

Nëse dikush, qoftë edhe pjestar i UÇK-së, është njeri i Serbisë dhe (pu)shteti nuk e arreston, gjykon dhe pastaj mban në burg apo edhe e ekzekuton njeriun e Serbisë, kjo i bën pushtetin dhe VV-në njerëz të Serbisë.

Nuk jeni veç ju njerëzit e VV-së shqiptarë. Jeni veç një parti dhe shihini edhe shqiptarët tjerë ashtu si janë— njerëz si ju që duan që shteti dhe kombi të jenë të tyrët aq sa të juajët. Ofroni bashkëpunim, e jo përçarje. Konkurrencë po, por jo sundim.

Mjaft më me akuza e shpifje pa evidencë.

Nëse Kosova shkon në luftë civile për shkak të Albin Kurtit, Dejona Mihalit dhe VV-së do të jetë keq për secilin, por më së keqi për VV-në, Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin.

E keni shtetin në kontroll. Keni fakte dhe prova, arrestoni. Por mos u jargavitni duke hedhur propagandë musoliniane nga gojët sepse e keni tepruar.

Shumica absolute e popullit të Kosovës duan paqe dhe razí. Askush nuk i ka VV-së asnjë borxh. VV e ka instaluar gjuhën e egër dhe VV duhet ta deinstalojë dhunën verbale.

Albin Kurti dhe Dejona Mihali,

populli i Kosovës shpesh heshtë, jo pse tutet, por pse beson që fëmijë të tij të këqinj si ju dy, eventualisht, do të piqeni.

Mjaft më!

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.