Rasti i Mehanit, Kurti denon aktin: Shpërfaq mendësi banditeske

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar sulmin ndaj kryetarit të VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, Kurti tha se sulmi ndaj Mehanit është i papranueshëm dhe se, sipas tij, shpërfaq “mendësi banditeske”.

banner

“Na erdhi lajmi që kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe kandidat për deputet, Hysni Mehani, u sulmua me grushte dhe u godit me kokë në gotë teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se sulme të tilla nuk do ta ndalin VV-në nga aktiviteti politik.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon këtë sulm qyqar dhe të papranueshëm, që shpërfaq mendësinë banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin, e nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet”, tha Kurti.

Në fund, ai u bëri thirrje institucioneve të rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin masa ndaj personave përgjegjës për sulmin fizik.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.