
Nuredin Lushtaku ka komentuar incidentin mes Sami Lushtakut dhe zyrtarit të VV-së, Hysni Mehani, duke thënë se nuk beson që kryetari i Skenderajt e ka goditur fizikisht.
“Kur të don Sami Lushtaku e zë e rreh shuplaka gojës edhe nuk besoj që e ka prekë me dorë”, deklaroi ai.
Sipas tij, nga ajo që ka kuptuar prej njerëzve të pranishëm, Mehani është sulmuar nga qytetarë.
“Çka kam kuptu prej njerëzve, i kanë rreh qytetarët”, tha Lushtaku.
Ai shtoi se Sami Lushtaku është ndjerë keq për incidentin dhe se ngjarja nuk është dashur të ndodhë.
“Sami Lushtaku u ndje keq çka ka ndodhë dhe nuk është dashtë me ndodhë”, deklaroi ai.


