
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas incidentit në Skenderaj, ku dyshohet se është përfshirë bashkëpartiaku i saj, Sami Lushtaku, dhe zyrtari i VV-së, Hysni Mehani.
Përmes një postimi, Çitaku tha se ekziston vetëm një parti në Kosovë që, sipas saj, nuk është viktimizuar asnjëherë.
“Është vetëm një parti në Kosovë që kurrë nuk është viktimizu. As kur është sulmu verbalisht, politikisht e fizikisht”, shkroi ajo.
Ajo shtoi se partia e saj nuk është fshehur pas rolit të viktimës, por ka përballuar sfidat dhe sulmet ndër vite.
“Nuk është fsheh pas rolit të viktimës, por ka qëndru përballë sfidave, sulmeve e padrejtësive, me kokën lart. Tanë jetën”, deklaroi Çitaku.


