Vjosa Osmani: Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, jo me përçarje e urrejtje

Vjosa Osmani ka bërë thirrje për unitet dhe bashkim qytetar, duke theksuar se Kosova forcohet vetëm kur qytetarët ecin bashkë dhe me respekt për njëri-tjetrin.

“Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri”, shkroi Osmani.

banner

Ajo tha se përçarjet e brendshme e dëmtojnë më shumë një popull sesa kundërshtarët e jashtëm.

“Asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku sesa kur përçahet nga brenda”, deklaroi ajo.

Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin politika që, sipas saj, bashkojnë dhe ndërtojnë.

“Bashkohuni rreth politikës që afron njerëzit, që ndërton dhe që lë trashëgimi për brezat që vijnë”, tha ajo.

Në fund, ajo kërkoi refuzimin e politikës së urrejtjes dhe përçarjes.

“Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë”, përfundoi Osmani.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.