Kurti në Interaktiv premton Xhandarmërinë e Kosovës, Sveçla nis hapat për themelimin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte paralajmëruar një ditë më parë në emisionin “Interaktiv” në KTV krijimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ndërsa sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se ka nisur zyrtarisht procesi për themelimin e saj.

Sveçla njoftoi se ka nënshkruar themelimin e grupit punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës si agjenci në kuadër të MPB-së.

banner

Sipas tij, Xhandarmëria do të ketë rol në:

  • ruajtjen e kufijve,
  • mbrojtjen e sovranitetit territorial,
  • luftimin e terrorizmit,
  • menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë,
  • dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë”, deklaroi Sveçla.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.