OSBE mirëpret thirrjen e liderëve fetarë për fushatë të përgjegjshme në Kosovë

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të liderëve fetarë në vend, të cilët kanë bërë thirrje për një fushatë zgjedhore të përgjegjshme dhe pa gjuhë përçarëse.

Në reagimin e saj, OSBE-ja tha se mbështet plotësisht qëndrimin e përbashkët të përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse Serbe, Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore dhe Komunitetit Hebre.

banner

“Misioni i OSBE-së në Kosovë mirëpret deklaratën e përbashkët të lëshuar nga krerët fetarë të Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas OSBE-së, fakti që komunitetet fetare folën me një zë është kontribut i rëndësishëm për klimën publike në vend, sidomos në prag të zgjedhjeve.

“Se liderët e komuniteteve të ndryshme të besimit kanë zgjedhur të flasin me një zë është kontribut i rëndësishëm dhe në kohë për klimën publike në Kosovë”, vlerësoi OSBE.

Në fund, Misioni rikujtoi rëndësinë e respektimit të deklaratës për eliminimin e dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike gjatë fushatës zgjedhore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.