Hoti kritikon Kurtin: Kur nuk ke rezultate, shpik armiq

Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas ish-kryeministrit Hoti, Kurti nuk ka rezultate.

banner

Postimi i plotë:

Gazetari Fidan Rama e pyeti Kurtin për tri projektet me të cilat krenohen pas gjithë këtyre viteve në pushtet. Përgjigjja ishte zbuluese për qeverisjen e tij të zbrazët, por edhe dëshpëruese: nuk arriti të përmendë asnjë projekt serioz dhe madhor që ka ndryshuar jetën e qytetarëve.

Rrjedhimisht, u kthye te zanati i tij i vetëm prej se është në politikë: propaganda, mashtrimi dhe fajësimi i të tjerëve.

Kur nuk ke rezultate, shpik armiq. Kur nuk ke projekte, prodhon justifikime.

Por propaganda nuk mund t’i fsheh milionat e shpërndara me tenderë njëburimorë. Nuk i arsyeton kontratat e negocuara në WhatsApp. Nuk i zhduk dyshimet për keqpërdorimin e parasë publike.

Vetëm gjatë vitit 2025, Auditori i Përgjithshëm ka referuar 80 lëndë në Prokurori bazuar në gjetjet e auditimeve në institucione të ndryshme.

Koha e propagandës po mbaron. Koha e llogaridhënies po afrohet. Dhe për dallim nga konferencat për shtyp, para ligjit nuk mjafton propaganda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.