
Me pankartat “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, ka nisur protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Pejë, shkruan KOHA.
Protestuesit fillimisht janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pastaj është paraparë të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës.



