Sami Lushtaku i përgjigjet Sveçlës: “Si dezertor i luftës nuk mund të flasësh për burrëri”

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas deklaratave të këtij të fundit në emisionin “Debat Plus”.

Sveçla kishte deklaruar se Lushtaku “nuk është burrë” dhe se “po të ishte burrë do ta pranonte fajin”.

banner

Në reagimin e tij, Lushtaku e quajti Sveçlën “dezertor të luftës”.

“Si dezertori i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri”, shkroi Lushtaku.

Ai akuzoi Sveçlën edhe për keqpërdorim të Policisë së Kosovës dhe njësisë speciale gjatë ngjarjeve të 14 majit në Skenderaj.

“Si ministër qe je, e ke keqpërdorur policinë e Kosovës dhe njësinë speciale të saj”, deklaroi Lushtaku.

Në fund, ai i tha Sveçlës se “kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.