
Protesta solidarizimi me qytetarët shqiptarë që po protestojnë kundër projektit në Zvërnec do të mbahen në Prishtinë dhe Shkup.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta në Prishtinë do të mbahet nesër nga ora 12:00 para Ambasadës së Shqipërisë.
Organizatorët kanë deklaruar se protesta organizohet në mbështetje të kundërshtimit ndaj, siç e quajnë ata, “grabtitjes së tokave dhe pasurive kombëtare” në Shqipëri.
Ndërkohë, gazetarja Vjosa Çerkini ka njoftuar se protestë solidarizuese do të mbahet edhe në Shkup.



