Vlora Çitaku: Gazi amerikan është çështje e sigurisë kombëtare, jo vetëm projekt energjetik

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se debati për projektin e gazit amerikan nuk është thjesht debat për energjinë, por për sigurinë kombëtare dhe orientimin strategjik të Kosovës.

Në një reagim publik, Çitaku tha se vendimet që merren sot për energjinë do të përcaktojnë pozitën gjeopolitike të Kosovës për dekadat e ardhshme.

banner

“Debati për gazin amerikan nuk është debat për një projekt teknik. Nuk është debat për një tubacion apo për një central energjetik. Ky është debat për sigurinë kombëtare të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, në kushtet e zhvillimeve globale, pavarësia energjetike është pjesë e pavarësisë shtetërore.

“Në botën e sotme, e cila po ndryshon vazhdimisht, pavarësia energjetike është pjesë e pavarësisë shtetërore. Kur flasim për gazin amerikan, ne nuk flasim vetëm për energji. Ne flasim për siguri, ekonomi, diplomaci dhe partneritet strategjik”, ka theksuar Çitaku.

Ajo ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për kundërshtimin e projekteve energjetike ndër vite, duke vlerësuar se kjo politikë e ka lënë Kosovën jashtë projekteve rajonale.

“Vetëm Kosova ka mbetur jashtë. Vetëm Kosova vazhdon të refuzojë një mundësi që aleati ynë më i madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbështetur vazhdimisht”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Çitaku ka bërë thirrje që Kosova të bëhet pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.