Lumir Abdixhiku: Ka skenar për ta shkrirë LDK-në në PDK, nuk do ta lejoj kurrë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ekziston një skenar që, sipas tij, synon ta shkrijë Lidhjen Demokratike të Kosovës në Partinë Demokratike të Kosovës, duke paralajmëruar se nuk do ta lejojë një zhvillim të tillë.

Në emisionin “Rubikon”, Abdixhiku tha se e sheh me shqetësim idenë e krijimit të një blloku opozitar mes PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për të shkuar sërish në zgjedhje me një kandidat të përbashkët.

banner

“Seç ka një ide që po më frikëson shumë. Ide e PDK-së është kështu, s’po them për Bedri Hamzën, burrë i jashtëzakonshëm, edhe ai në halle të njëjta. Ekziston njëfarë skeme që e kam parë që portretizohet, që opozita bëhet bashkë, shkojmë edhe një herë në zgjedhje, e bëjmë bashkë PDK, LDK dhe AAK dhe bëjmë një kandidat të përbashkët. Kjo është me e shu LDK-në”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se LDK-ja duhet të bashkohet shpejt për të mos lejuar, sipas tij, realizimin e këtij skenari.

“Nëse nuk bashkohemi fort e shpejt, nuk e lejoj këtë fat për LDK-në. LDK është e LDK-së. Le t’i heqin duart ata që po bëjnë agjenda për LDK-në”, u shpreh ai.

Abdixhiku deklaroi gjithashtu se brenda LDK-së ka zyrtarë që, sipas tij, “i kanë shërbyer PDK-së gjithë jetën”, duke paralajmëruar masa disiplinore.

“LDK nuk shkrihet në PDK. Do të marrim masa. Partia ka disiplinë”, theksoi kreu i LDK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.