
Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar një status në lidhje me qumështoren “VITA”.
Mihali ka publikuar një dokument, ku ka shkruar se pronare e qumështores “VITA” është Jona Devolli, duke pretenduar se ajo ka nënshtetësi të Serbisë.
“”Abrazen L.L.C”, firma malteze, që fsheh pronarët e vërtetë, pra Devollin, ose konkretisht Jona Devolli, me shtetësi të Serbisë, që e ka Qumështoren “VITA” i ka këta që me një fishkëllimë i ngre në këmbë. Prej odave ekonomike, tek kryetarët e komunave, edhe një dyzinë nga segmentet patriotike të opozitës.
Shihini reagimet dhe i dalloni kë e telekomandojnë ata. Kuptohet Përpamiu në rresht të parë. Kuptohet jo për diçka të mirë, kurrë jo. Vetëm me ia mbulu prapësitë” – ka shkruar Mihali.
* Gazeta Politika nuk ka arritur të konfirmoj në mënyrë të pavarur autencitetin e dokumentit të publikuar nga Mihali.



