
Jeta Berisha ka reaguar lidhur me protestën e fermerëve, duke thënë se do të dëshironte të shihte një protestë të sinqertë në mbrojtje të interesave të tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tha se fermerët dhe bujqit duhet të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për, sipas saj, monopolin e bizneseve që i detyron prodhuesit ta shesin lirë produktin e tyre, ndërsa konsumatorëve ua ofrojnë shumë më shtrenjtë.

Berisha tha se do të dëshironte një protestë në mbrojtje të fermerëve që prodhojnë qumësht cilësor, si dhe për bujqit që po përballen me pasojat e krizës klimatike, përmbytjeve dhe mungesës së masave mbrojtëse.
“Nji protestë për punën, tokën, prodhimin vendor dhe dinjitetin e njerëzve që na ushqejnë”, ka shkruar ajo.



