
Kreshnik Çollaku, ka komentuar një deklaratë të analistes Zana Avdiu, duke e cilësuar atë si një nga zërat më të mprehtë në Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çollaku tha se një nga temat më interesante për debat është teza e Avdiut për “deputetët e PDK-së në LDK”.

“Nje nder temat apo tezat me interesante e qe sigurisht kerkon debat, eshte e nje nder analisteve me te mprehta te Prishtines, Zana Avdiut. Zana flet per ‘deputetet e PDK ne LDK’”, ka shkruar ai.
Çollaku bëri edhe një krahasim mes zhvillimeve politike në Kosovë dhe Shqipëri.
“Në Shqipëri kemi praktika të opozitës që lufton opozitën, por kjo e Kosovës sigurisht e tejkalon praktikën e luftërave civile brenda opozitës, që rëndom ndodh në Tiranë”, u shpreh ai.



