
Flaka Surroi, opinioniste dhe publiciste e njohur, ka publikuar një opinion në KOHA, ku ka pasur kritika të mëdha për klasën politike.
Surro, që është pronare e Grupit KOHA, i ka kritikuar deputetët, pushtetin dhe opozitën, duke përmendur që inflacioni në muajin e kaluar 6 për qind.

Surroi ka vlerësuar se zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë PDK-së, duke theksuar se edhe lideri i LDK-së arriti një fitore të Pirros.
“E, duke i pasur parasysh rrethanat aktuale, rënien e numrave të PDK-së gjatë zgjedhjeve të shkuara, si dhe mungesën e një lideri karizmatik që ka fuqi për ta këndellur partinë e rënë në amulli prejse ish-udhëheqësit e saj kanë shkuar në Hagë – nuk jam shumë e sigurt se PDK-së do t’i konvenonin zgjedhjet e reja në nivelin qendror” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera.



