Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do të habitej dynjaja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se raportet e tij me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, janë të mira dhe se gjatë takimeve mes tyre nuk mungon humori.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, Rama tha se, po të kishte kamera në takimet me Kurtin, “do të habitej e gjithë dynjaja”.

banner

Ai theksoi se Kosova është shtet me institucionet e veta dhe se nuk e sheh veten në rolin e dikujt që i dikton vendime udhëheqjes së Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.