
Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë intervenuar në rrugën “A” në Prishtinë, pasi një objekt banimi është dëmtuar dhe rrezikon të shembet.
Sipas pronares së shtëpisë, dëmtimet kanë ardhur si pasojë e punimeve që po zhvillohen pranë objektit.

Ajo tha se familja po përballet me frikë dhe pasiguri, ndërsa situata është rënduar edhe më shumë pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
“Stres, ankth, na u ndal edhe rryma. Shtëpia po na shembet për shkak të punimeve që po zhvillohen këtu afër”, deklaroi ajo.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës, të cilat kanë siguruar zonën dhe po vlerësojnë gjendjen e objektit.



