Michael Owen: Argjentina nuk ka bindur në këtë Botëror, Spanja do të triumfojë në finale

Ish-sulmuesi i Anglisë, Michael Owen, beson se Spanja është favoritja absolute për ta fituar finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Sipas tij, edhe pse Franca mund të ketë lojtarë më cilësorë individualisht, Spanja është skuadra më e kompletuar si kolektiv.

banner

Spanja do të fitojë patjetër. Spanja nuk i ka lojtarët më të mirë individualisht; ndoshta Franca i ka, por si skuadër, Spanja i ka të gjitha ato që Anglisë i mungojnë. Ata janë të guximshëm me topin, luajnë me vetëbesim dhe janë një ekip i jashtëzakonshëm që e qarkullon topin shumë mirë. Si kolektiv, si skuadër, luajnë futboll të mrekullueshëm”, deklaroi Owen.

Ai u shpreh kritik edhe ndaj paraqitjeve të Argjentinës gjatë turneut, duke vlerësuar se kampionët e Amerikës së Jugut nuk kanë qenë bindës.

Argjentina është një ekip i mirë, por nuk është një ekip i madh. Nuk ka qenë brilante në këtë turne – pati vështirësi ta kalonte Egjiptin, pati vështirësi ta kalonte Kepin e Gjelbër, dhe po të mos kishte qenë Anglia kaq negative në gjysmëorëshin e fundit, edhe ndaj nesh Argjentina po kishte vështirësi”, tha Owen.

Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës do të zhvillohet të dielën, ndërsa fituesi do të shpallet kampion i botës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.