Sulstarova i VV-së e quan parullë idiote “Liria ka emër”: Liria vjen kur e kërkon populli

Enis Sulstarova, aktivist i VV-së nga Shqipëria, ka shkruar një status në lidhje me parullën “Liria ka Emër”.

Sulstarova, të cilin kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e kishte quajtur “shok dhe profesor” të tij, ka vlerësuar se kjo parull është më “më idiote”, duke shtuar se liria “vjen kur e kërkon populli”.

banner

“Parulla më idiote është “Liria ka emër”, si e si për ta personalizuar lirinë në një, dy, tre emra komandantësh. Liria vjen kur e kërkon populli. Çlirimtar është ai ose ajo që guxon të luftojë edhe në emër të atyre që nuk munden, jo vetëm për vete. Çlirimtari nuk është vetëm, ai ka shokët e armëve, ata që e strehojnë, e ushqejnë, e veshin dhe që e përkrahin me shumë mënyra. Në luftë marrin pjesë shumë veta që realisht nuk luftojnë. Çlirimtari nuk mund ta fitojë luftën pa ata” – ka shkruar Sulstarova, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.