Albin Kurti takohet me Marta Kosin në Mal të Zi – përmend Serbinë dhe statusin e vendit kandidat për BE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është takuar me Marta Kosin, shefe e Komisionit Evropian.

Takimi është realizuar në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, që kësaj radhe po mbahet në Mal të Zi.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se është e nevojshme mbështetja proaktive e Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave me Kosovën për anëtarësim.

Postimi i plotë:

Takimin e parë në Shën Stefan në Mal të Zi në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, e pata me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Me institucione plotësisht funksionale Kosova do t’i përshpejtoj reformat. Javën e kaluar miratuam ligjin e fundit për integrim në SEPA, që do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës rreth 58 milionë euro në vit, ndërkohë shpejt fillojnë negociatat për “Roam like at Home” për t’ju bashkuar zonës pa tarifa shtesë.

Përparimi ynë demokratik, përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta dhe linjëzimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së duhet të reflektohen në hapa konkretë. Është e rëndësishme dhe e nevojshme, mbështetja proaktive e Komisionit për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Në Procesin e Berlinit, Kosova i ka ratifikuar të gjitha marrëveshjet, përfshirë atë për njohjen e diplomave, të cilat duhet t’i zbatojnë të gjithë, përkatësisht edhe fqinji ynë verior, Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.