
Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Në një intervistë, Hoti ka përmendur sërish gazin amerikan, një temë për të cilën kishte paralajmëruar organizim të protestave.
Po ashtu, Hoti ka përmendur protestat qytetare si “format të opozitbërjes”, të cilat “e detyrojnë këtë mentalitet qeverisës” të reflektojë.
“Absolutisht që po. Jam i bindur që ndër format e opozitëbërjes që e detyrojnë këtë mentalitet qeverisës që të reflektojë është protesta qytetare. Jam i bindur sikur të arrinim si opozitë, dhe në veçanti si Lidhje Demokratike e Kosovës, të organizonim qytetarët e komunitetin e biznesit në veçanti për projektin e gazit(amerikan), ndoshta situata do të ishte pak më ndryshe. Sikur të organizoheshin shumë më fuqishëm për procesin e dialogut, ndoshta nuk do të arrihej marrëveshja e Brukselit dhe aneksi atje në Ohër”, ka thënë Hoti për mediumin “Nacionale”.



