Jeta Berisha: Mbrëmë grupe kriminale serbe dogjën shtëpinë e gjyshit tim në veriun e Mitrovicës

Aktivistja Jeta Berisha ka bërë të ditur se shtëpia e gjyshit të saj të ndjerë është djegur nga, sipas saj, grupe kriminale serbe në veri të Mitrovicës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha tha se shtëpia ishte i vetmi kujtim që familja kishte nga gjyshi i saj dhe se ngjarja ndodhi 28 vjet pasi familja kishte arritur ta vizitonte për herë të parë.

banner

“Kjo është shtëpia e gjyshit tim të ndjerë, e cila u dogj mbrëmë nga grupe kriminale serbe në Veriun e Mitrovicës, 28 vjet pasi familja jonë arriti ta vizitonte për herë të parë”, ka shkruar ajo.

Berisha rrëfen se gjyshi i saj ishte djali i një veprimtari të çështjes kombëtare dhe se, sipas saj, ishte arrestuar për herë të parë në moshën 11-vjeçare, ndërsa gjatë jetës ishte rrahur dhe keqtrajtuar vazhdimisht nga forcat serbe.

Ajo theksoi se, pavarësisht dhunës së përjetuar, familja e saj nuk iu përgjigj kurrë me hakmarrje apo dhunë ndaj serbëve.

“Sot, dekada më vonë, dhuna u kthye përsëri te e njëjta derë. Kësaj here për ta djeg edhe kujtimin e fundit që na kishte mbetë”, ka shkruar Berisha.

Ajo e cilësoi djegien e shtëpisë si një krim dhe kërkoi nga institucionet e Kosovës që autorët të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë, ndërsa u bëri thirrje edhe EULEX-it, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare që ta ndjekin nga afër rastin dhe të kërkojnë një hetim të shpejtë e transparent.

Familjarët e Jeta Berishës kanë deklaruar për Gazetën Politika se gjatë gjithë ditës në vendngjarje kanë qëndruar hetuesit e Policisë së Kosovës, si dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas tyre, autoritetet kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe u kanë bërë të ditur se rasti është vendosur në listën e prioriteteve për zbardhje.

Postimi i saj i plotë:

English below

Kjo është shtëpia e gjyshit tim të ndjerë, e cila u dogj mbrëmë nga grupe kriminale serbe në Veriun e Mitrovicës, 28 vjet pasi familja jonë arriti ta vizitonte për herë të parë.

Kjo shtëpi është i vetmi kujtim që familja jonë e ka nga gjyshi. Gjyshi im ka qenë djalë i një veprimtari të çështjes atdhetare për liri dhe barazi të popullit shqiptar, të cilin për herë të parë e kanë arrestu kur ka qenë vetëm 11 vjeç dhe ndër vite, forcat serbe e kanë rrah e keqtrajtu vazhdimisht në shenjë hakmarrje, bashkë me familjarë të tjerë.

Gjyshi im vdiq pasi veshkat s’i punun më. Dhuna që e kishte përjetu ndër vite e kishte lënë me pasoja të rënda deri në fund të jetës.

Pavarësisht krejt këtij përjetimi, familja jonë kurrë nuk është hakmarrë me dhunë e as me linçim ndaj popullit serb. Janë përkushtu me punë e dije, duke qenë qytetarë të ndershëm, tatimpagues e modestë. Madje, kurrë nuk kanë përfitu nga institucionet, as tituj, as financa e asnjë privilegj tjetër.

Sot, dekada më vonë, dhuna u kthye përsëri te e njëjta derë. Kësaj here për ta djeg edhe kujtimin e fundit që na kishte mbetë.

Ky akt është krim dhe duhet të dënohet pa asnjë relativizim. Institucionet duhet t’i gjejnë sa më parë autorët dhe t’i sjellin para drejtësisë. Paqja nuk ndërtohet duke kërku vazhdimisht përmbajtje prej viktimave, ndërsa kriminelëve u garantohet pandëshkueshmëri dhe liri.

U bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare që ta përcjellin nga afër këtë ngjarje dhe të kërkojnë hetim të shpejtë e transparent.

__

This is the house of my late grandfather. Last night, it was burned down by Serbian criminal groups in the north of Mitrovica, 28 years after our family was finally able to visit it for the first time.

This house was the only tangible memory our family had left of my grandfather. His father was an advocate for the freedom and equal rights of the Albanian people. Because of this, my grandfather was first arrested when he was only 11 years old. Over the years, Serbian forces repeatedly beat and mistreated him in retaliation, along with other members of our family.

My grandfather died after his kidneys stopped functioning. The violence he had endured over the years left him with severe consequences for the rest of his life.

Despite everything they went through, our family never responded with violence or persecution against the Serbian people. They devoted themselves to work and education, living as honest, modest, taxpaying citizens. They never benefited from the institutions, not through titles, financial support, or any other privilege.

Today, decades later, violence returned to the same doorstep—this time to burn down the last remaining memory we had of him.

This act is a crime and must be condemned without any relativisation. The institutions must identify those responsible as soon as possible and bring them to justice. Peace cannot be built by continually demanding restraint from the victims while criminals are guaranteed impunity and freedom.

We call on Kosovo’s institutions and the international community to closely monitor this case and demand a prompt, transparent investigation.

EULEX Kosovo (Official)
European Union in Kosovo
OSCE Mission in Kosovo
Kosovo Police

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.