
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot ushtarët britanikë të stacionuar në kampin amerikan “Bondsteel”, që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.
Hargreaves ka theksuar se prania e tyre është dëshmi e angazhimit të Britanisë së Madhe për sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
“Prania e tyre tregon aftësinë e ushtrisë britanike për të përmbushur këtë angazhim të NATO-s për sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ambasadori.



