Rama publikon marrëveshjen me Emiratet Arabe: Do vendosen kamera inteligjente në çdo cep të vendit

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Alban Koçiut si ministre e re e Brendshme, ka folur për një marrëveshje të re me Emiratet e Bashkuara, që sipas tij, do të ndryshojë rrënjësisht nivelin e sigurisë në vend.

“Kemi bërë marrëveshjen më të rëndësishme për sigurinë, që do të na japë mundësinë të kemi qytete inteligjente, mbulim me kamera inteligjente nga rrugët tek shkollat, për të siguruar një nivel sigurie që nuk e kanë edhe vende të mëdha europiane,” deklaroi Rama.

banner

Ai shtoi se qytetet më të mëdha dhe akset kryesore do të jenë të mbuluara nga kamerat, përfshirë edhe video-regjistrim brenda shkollave, i aksesueshëm nga policia e shtetit.

Kreu i qeverisë përmendi me ironi se vonesat në proces ishin shkaktuar nga procedurat burokratike:

“Mirëpo hajde gjeje me juristët e policisë, një histori pa mbarim, sepse kjo administratë këtu dhe ajo tek Lana e Ministrisë së Jashtme kanë një thënie të vjetër: lëre siç është se është më mirë,” tha Rama.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.