Çitaku: Pezullimi i Dialogut Strategjik, gjëja më e rëndë që i ka ndodhur Kosovës në 25 vjet liri

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se pezullimi i Dialogut Strategjik nga ShBA-ja është gjeja më e rëndë që i ka ndodhur Kosovës në 25 vjet liri.

Duke komentuar kritikat e kryeministrit Kurti se opozita po e zmadhon këtë çështje, ajo ka thënë se lideri i VV-së po jeton në një univers paralel.

banner

Ajo ka bërë me dije se kurrë nuk do të donte ta kritikonte një kryeministër të Kosovës për raportet me ShBA-të.

“Kam përshtypjen që z. Kurti po jeton në një univers paralel. S’ka asgjë me të rëndë që i ka ndodhur Kosovës tani e 25 vjet liri sesa vendimi i SHBA-së për pezullim të dialogut strategjik dhe kjo s’është një vërejtje apo qëndrim yni që e bëjmë më dëshirë. Ne kemi mjaft tema që ta kritikojmë z. Kurti dhe asnjëherë nuk do doja që të më jepej mundësia as mua e askujt në Kosovë që të kritikoj një kryeministër të Kosovës për raportet me ShBA-në. Situata në të cilën jemi është një situatë tërësisht e paimagjinueshme, një territor i pashkelur dhe mund të shndërrohet në një situatë potencialisht të rrezikshme”, ka thënë Çitaku për RTK21.

Pezullimi i dialogut, sipas saj, është formalizim i situatës që ka ndodhur në 5 vitet e fundit.

“Kjo çka ka ndodhur ditët e fundit është formalizm i një situatë që ka ekzistuar tani e 5 vite. Në një moment të caktuar gjatë administratës të z. Biden u patën anuluar vizitat e ministrave të qeverisë tani e 5 vite këmba e kryeministrit të Kosovës nuk ka shkelur në shtëpinë e bardhë…pastaj më thuani kur ka ndodhur të kalojë një kohë kaq e gjatë pa një vizitë të ndonjë delegacioni të larët ën Kosovë, raportet fatkeqësisht janë në pikën më të ulët të mundshme”, ka thënë Çitaku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.