Haxhiu e Çitaku përplasën në Kuvend: Kjo gjendje nuk është normale – është

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pasur një fjalim brenda sallës së Kuvendit ku ishin të pranishëm disa mërgimtarë, e nga ku kërkoi që të thirret vazhdimi i seancës konstituive.

Në momentin kur Çitaku po mbante fjalim e pranishme ishte edhe ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

banner

Deputetja u shpreh se “ne këtu jemi deputetë të zgjedhur, por dyert për ne janë të mbyllura”. Në këtë moment i ndërhyri Haxhiu, duke ironizuar “të hapura, të hapura janë”.

“Po më vjen mirë që janë hapur për juve. Kuvendi nuk është thjesht objekt, nuk është ndërtesë me tulla, është institucion. Kam qenë në këtë ulëse e ulur ditën kur u shpall Pavarësia e Kosovës. Është derdh gjak, mund, djersë, sakrificë që Kosova me pas institucione. Nuk guxojmë me u sill sikur s’po ndodh asgjë”, u shpreh Çitaku, teksa një zë pas saj bënte thirrje për ta ftuar seancën nga kryesuesi Avni Dehari.

Çitaku iu drejtua Haxhiut duke thënl se kjo gjendje nuk është normale, ndërsa, Haxhiu iu përgjigjë se për atë është.

Është dita e tretë që sot Kuvendi është i hapur për vizitorë nga diaspora. 

Sot në sallën e Kuvendit kanë hyrë deputetët e PDK-së dhe Aleancës duke bërë thirrje që të vazhdohet seanca konstituive. 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.