Uran Ismaili: Kosova nuk mundet të mbetet peng i Albin Kurtit pafundësisht

Uran Ismaili, deputet i PDK-së, ka folur rreth situatës politike në Kosovë.

Ismaili ka kritikuar VV-na për bllokadë të konstituimit të Kuvendit.

banner

Sipas Ismailit, Kosova nuk do të mbetet pafundësisht peng i Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës.

“Dje e gjithë Kosova e pa kontrastin. PDK ishte në sallën e Kuvendit për herë të tretë. Ne erdhëm, ata nuk erdhën. Ne kërkuam Kuvend, funksional, për të gjithë partitë politike. Ata zgjodhën bllokadën. Ne kërkuam Kushtetutën, respektimin e saj. Ata po vazhdojnë me kalkulim politik e partiak. Sot dua t’ju njoftoj se grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, z. Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për nesër më 16 gusht. Ta rikthejmë rendin kushtetues në Kosovë. Ta thërrasim seancën, ta propozojmë kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk mund të bëhet asnjë hap përpara duke ecur jashtë Kushtetutës. Por në njëjtën kohë, Kosova nuk mundet të mbetet peng i Albin Kurtit pafundësisht. Nuk do të pranojmë; nuk do ta normalizojmë një sjellje të tillë. Dhe nuk do ta lejojmë. Prandaj, z. Kurti, eja në Kuvend. Thirrne seancën. Mos ik. Mos u fsheh pas Avni Deharit. Konstituoje Kuvendin. Respektoje Kushtetutën”, tha ai, raporton EO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.