
Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka shkruar një status, në të cilin ka paralajmëruar protestë të komunave para objektit të Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Rama ka theksuar se komunat do të protestojnë kundër shkeljes së vazhdueshme të ligjit dhe qasjes totalitare të Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal.




