
Emri i profesorit Ibrahim Berisha është përmendur si një prej kandidatëve potencialë për President të Kosovës.
Berisha nuk është deklaruar drejtpërdrejt lidhur me përmendjen e emrit të tij për këtë post, por gjatë ditës kur emri i tij është përfolur si kandidat potencial, ai ka bërë një postim në Facebook.

Profesori ka njoftuar për botimin e librit të tij të ri, duke theksuar se komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokusi i tij i vetëm.
“Sot dolën ekzemplarët e parë të librit tim të ri, tri novela: ‘Rrëfimi i pendimit’. Komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokus i vetëm ku do të vazhdoj të përqendrohem”, ka shkruar Berisha.
Deklarata e tij vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur diskutimet për mundësinë e gjetjes së një kandidati konsensual dhe jopartiak për president të vendit.



