PDK-ja sqarohet për mirënjohjet: Nuk bëhet fjalë për ndarje, por për shprehje mirënjohjeje

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur lëshim të paqëllimshëm kur paraprakisht ka thënë që grupit parlamentar të kësaj partie, i është dhënë mirënjohje për siç u tha – angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës, 

Deputetët e PDK-së së fundmi përmes disa aksioneve para Qeverisë së Kosovës kanë bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

banner

“Shumica e deputetëve të PDK-së nuk janë pjesë e kryesisë së partisë, prandaj edhe u është shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre. Zyra për Informim e PDK-së ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për kurrëfarë ndarje mirënjohjesh, por për shprehje mirënjohjeje”, thuhet në sqarimin e më vonshëm të zyrës për media të PDK-së.

Në njoftimin paraprak, PDK-ja teksa njoftoi se është mbajtur mbledhja e Kryesisë në të cilën u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, gjithashtu deklaroi se në mbledhja iu dha mirënjohje grupit parlamentar të PDK-së për angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në vend.

“Kryesia e PDK-së vlerësoi se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, duke konkluduar se këto paraqesin cenim të vetë themeleve të shtetit të Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar”, thuhej mes tjerash në njoftimin paraprak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.