
Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë ka nisur numërimi mbrapsht në kuadër të aktivitetit “Ora e Pritjes”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Besiana Musmurati, Altin Krasniqi, Aris Selimi, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha kanë shtypur butonin simbolik, duke nisur numërimin e 25 ditëve deri më 16 shtator, kur pritet vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

“Nga ky moment, Kosova do të presë që bijtë e saj më të shtrenjtë të kthehen në tokën e vet”, u tha gjatë aktivitetit.
Aktiviteti është pjesë e fushatës së platformës “Liria ka Emër” nën moton “KOSOVA PO PRET”, në prag të 16 shtatorit.



