
Leptir” i është dhënë epitetit një plani të BIA-s serbe, që Sheholli ishte i angazhuar për ta zbatuar me qëllim që ta diskreditonte Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, thuhet në dosjen e PSRK-së.“Leptir”- fjalë serbe në shqip do të thotë ‘flutur’ por edhe lloj i thikës.Këto të dhëna PSRK i ka sigurar përmes analizimit të telefonit që i ishte marrë Shehollit gjatë bastisjes.
bastisjes.Sipas dosjes, një fotografi e analizuar nga një folder brenda telefonit që i ishte marrë Shehollit, ishte gjetur një dokument (plani “Leptir”) i cili ishte nënshkruar nga shefi i sektorit tre të Sigurimit shtetërorë serb.Tutje në dosje shkruan se plani operativ ishte për ta njollosur u.d. Kryeministrin e vendit, Albin Kurti, derisa ishte në burgun e Nishit.“Fotografia me numrin nr.2 pasqyron një dokument (plani “Lepir”) i cili është nënshkruar nga shefi i sektorit III të Sigurimit shtetëror serb dhe përmban një plan operativ për komprometimin e Albin Kurtit, (tani UD i Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës) derisa ishte në burgin e Nishit”- thuhet në dosjen e PSRK-së.Kjo e dhënë, përfshihet në provat voluminoze që Prokuroria i ka listuar për të argumentuar se Sheholli ka kryer spiunazh./KOHA




