Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt 2026, vlerësohet si një nga filozofet politike më të shquara të kohës sonë

Filozofja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi është nderuar me Çmimin Hannah Arendt për Mendimin Politik për vitin 2026.

Në arsyetimin e jurisë ndërkombëtare, Ypi vlerësohet si një nga filozofet politike dhe shkrimtaret më të shquara të kohës sonë.

banner

Juria ka theksuar veçanërisht aftësinë e saj për të “ndërlidhur përvojat politike nën një sistem totalitar me reflektimin filozofik dhe analizën historike”.

Sipas jurisë, nga ky ndërveprim Ypi zhvillon “një formë të veçantë të mendimit politik publik, në të cilën përvoja, kujtesa dhe aftësia për gjykim kritik lidhen me njëra-tjetrën”.

Çmimi Hannah Arendt ka një vlerë prej 10 mijë eurosh dhe ndahet nga Shoqata Hannah Arendt për Mendimin Politik.

Fondi i çmimit sigurohet nga Qyteti i Lirë Hanseatik i Bremenit dhe nga fondacionet Heinrich Böll në nivel federal dhe në Bremen.

Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 10 dhjetor 2026 në Bashkinë e Bremenit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.