
Albulena Haxhiu, u.d. e presidentes së Kosovës, ka folur në lidhje me bisedimet politike mes VV-së dhe LDK-së.
Ajo është treguar optimiste se një marrëveshje mund të arrihet.

“Jam optimiste që do të kemi rezultate pozitive dhe presim që kjo të konfirmohet nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht nga kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti dhe në anën tjetër kryetari i LDK-së, zoti Lumir Abdixhiku”, tha Haxhiu.



