
Burim Ramadani, deputet i AAK-së, ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë.
Ramadani ka vlerësuar se VV-ja tashmë nuk po e fsheh më që është bllokuese.

Duke folur nga Kuvendi, Ramadani ka theksuar se një pjesë e deputetëve të VV-së janë në bregdet.
“Ata tashmë as nuk po e fshehin që janë bllokuesit. Ata s’po tentojnë as të arsyetohen pse po e bëjnë bllokadën e Kuvendit edhe të shtetit të Kosovës. Ne jemi këtu në sallën e Kuvendit edhe sot, ata nuk janë. Një pjesë e deputetëve të Vetëvendosjes sot janë në bregdet. Një pjesë e tyre janë duke u marrë me biznes. Një pjesë e tyre janë në kolltukë qeveritarë, kurse një pjesë e tyre nuk guxojnë me dalë nga shtëpia apo rrinë në shtëpi për shkak të kërkesave dhe pyetjeve të qytetarëve që i bëjnë”, tha Ramadani.



