Ilir Deda: Bekim Sejdiu do t’i bënte nder Kosovës si president

Ilir Deda ka vlerësuar pozitivisht emrin e Bekim Sejdiut si kandidat të mundshëm për president të Kosovës, duke thënë se ai do t’i bënte nder vendit nëse zgjidhet në këtë post.

Sipas Dedës, Sejdiu ka integritet të rrallë intelektual, njohje të mirë të politikës së jashtme dhe të interesave të Kosovës, si dhe përvojë në mbrojtjen e rendit kushtetues.

banner

“Bekim Sejdiu do t’i bënte nder Kosovës, nëse zgjidhet për të parin e vendit.

Me integritet të rrallë intelektual, i matur, që e din shumë mirë politikën e jashtme dhe interesat e Kosovës, si dhe mbrojtës i vërtetë i Kushtetutës, me vetëdije e ndjeshmëri për barazinë e grupeve etnike në vend – kishte me e transformu presidencën me urtësinë e domosdoshme”, ka shkruar Deda.

Ai ka shtuar se Kosovës i duhet një president që e ushtron këtë rol me përgjegjësi dhe dinjitet.

“Kosovës i duhet një president i aftë që ta ushtrojë me nder këtë rol”, ka thënë ai.

Deda ka shprehur gjithashtu shpresën që emri i Sejdiut të mos jetë pjesë e lojërave partiake, por rezultat përfundimtar i negociatave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

“Sinqerisht shpresoj që emri i Bekimit nuk është duke u keqpërdorur në lojëra partiake, por është zgjidhja përfundimtare e negociatave të LVV dhe LDK”, ka përfunduar Deda.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.