Ilir Kërçeli për gjashtë deputetët e LDK-së: Për 6 të pakënaqur, duhet të dalin prapë 900 mijë qytetarë me votu?

Deputeti i sapozgjedhur Ilir Kërçeli ka reaguar ndaj kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Kërçeli ka kritikuar mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje për shkak të refuzimit të marrëveshjes për presidentin.

banner

“Për 6 të pakënaqur, duhet të dalin prapë 900 mijë qytetarë me votu, a?”, ka shkruar Kërçeli.

Reagimi i tij vjen pasi gjashtë deputetë të LDK-së janë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president, duke vënë në pikëpyetje sigurimin e votave të nevojshme për zgjedhjen e tij.

Në rast se procesi për zgjedhjen e presidentit dështon dhe nuk arrihet një zgjidhje tjetër politike, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.